Në letrën e tij, Van der Bellen ka vlerësuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, të ndërtuara ndër vite përmes bashkëpunimit politik, ekonomik e kulturor, si dhe lidhjeve të ngushta ndërmjet qytetarëve të të dyja vendeve, njofton Presidenca..
Ai ka veçuar edhe rolin e komunitetit kosovar në Austri, duke e cilësuar atë si të integruar mirë dhe aktiv në shoqërinë austriake.

Presidenti austriak ka shprehur gatishmërinë për të thelluar më tej bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, ndërsa ka riafirmuar mbështetjen e Austrisë për integrimin evropian të Kosovës dhe përparimin e saj në procesin e reformave.
Van der Bellen ka theksuar gjithashtu përkushtimin e Austrisë për integrimin evropian të të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Burimi: RTKLive





