Fotot më mbresëlënëse të Superhënës që ndriçoi qiellin mbrëmë

Fotot më mbresëlënëse të Superhënës që ndriçoi qiellin mbrëmë

Fotot më mbresëlënëse të Superhënës që ndriçoi qiellin mbrëmë

Nga Gjermania deri në Dubai, fotografë dhe adhurues të astronomisë patën mundësinë të shijonin një pamje të veçantë të qiellit të natës, pasi Superhëna ndriçoi pjesë të ndryshme të botës të martën.

Sponsor 3M Express

Superhëna është një term i përdorur gjerësisht, ndonëse nuk është emërtim zyrtar shkencor. Ai përshkruan Hënën e plotë kur ndodhet në pikën më të afërt me Tokën. Ky fenomen zakonisht ndodh vetëm tri ose katër herë në vit.

Për shkak të afërsisë më të madhe me Tokën, Hëna duket më e madhe dhe më e ndritshme se zakonisht, transmeton Telegrafi.

Ata që nuk arritën ta shihnin Superhënën e fundit nuk kanë arsye të shqetësohen, pasi priten edhe tri të tjera në muajt në vijim.

Hëna e plotë e nëntorit njihet tradicionalisht si “Hëna e Kastorit” (Beaver Moon). Ky emërtim lidhet me periudhën kur kastorët përgatiten për dimër, duke ndërtuar diga dhe duke grumbulluar ushqim.

Emërtimi shkencor i Superhënës është Hëna e plotë në perigje, pra kur sateliti natyror i Tokës ndodhet në pikën më të afërt të orbitës së tij. Në këtë pozicion, ajo mund të duket deri në 14 për qind më e madhe dhe 30 për qind më e ndritshme sesa kur ndodhet në apogje, pikën më të largët nga Toka.

Superhënat zakonisht shfaqen në seri, me katër ose pesë Hëna të plota super të njëpasnjëshme, ose po aq Hëna të reja në këtë pozicion orbital.

Superhëna e fundit e vitit 2026 pritet të jetë veçanërisht interesante, pasi do të shfaqet më 24 dhjetor, në prag të Krishtlindjes, datë që festohet në shumë vende evropiane.

Dy Superhënat e ardhshme pas saj pritet të shfaqen më 22 janar dhe 20 shkurt 2027. /Telegrafi/

Lexo edhe

Haxhiu: Nuk do të lejoj gjuhën seksiste në Kuvend, do të ndërhyj ndaj çdo fyerjeje me bazë gjinore

Haxhiu: Nuk do të lejoj gjuhën seksiste në Kuvend, do të ndërhyj ndaj çdo fyerjeje me bazë gjinore

Black Friday në FiveStar: 12 muaj fitness me çmime speciale dhe mundësi për të fituar super shpërblime!

Black Friday në FiveStar: 12 muaj fitness me çmime speciale dhe mundësi për të fituar super shpërblime!

BE-ja nuk do të rikthehet te energjia ruse, pavarësisht bisedimeve të paqes të udhëhequra nga SHBA-ja

BE-ja nuk do të rikthehet te energjia ruse, pavarësisht bisedimeve të paqes të udhëhequra nga SHBA-ja