Bajrami rendit premtimet e parealizuara të Kurtit: Ku shkuan 20 miliardë euro?

Bajrami rendit premtimet e parealizuara të Kurtit: Ku shkuan 20 miliardë euro?

Bajrami rendit premtimet e parealizuara të Kurtit: Ku shkuan 20 miliardë euro?

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mospërmbushjen e premtimeve të dhëna gjatë qeverisjes gjashtëvjeçare.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka ngritur një sërë pyetjesh lidhur me projektet infrastrukturore, çerdhet, rezervat shtetërore, energjinë dhe shëndetësinë, duke vënë në pikëpyetje rezultatet e qeverisjes së Kurtit.

Ajo ka pyetur nëse Kurti në raportin e tij ka përmendur ndërtimin e 160 çerdheve, përfundimin e rrugëve për Podujevë, Pejë e Mitrovicë, si dhe përfundimin e rrugës për Gjilan.

“Çka kish raportu Albini për gjashtë vjet? A kish raportu se i ka ndërtu 160 çerdhe? A kish raportu se i ka përfundu rrugët për Podujevë, Pejë e Mitrovicë?”, ka shkruar Bajrami, transmeton Klankosova.tv.

Deputetja ka përmendur edhe premtimet për luftimin e korrupsionit, mafisë energjetike, furnizimin e spitaleve me barna dhe rritjen e rezervave shtetërore.

Ajo ka ngritur gjithashtu çështjen e premtimeve për bashkimin kombëtar, hekurudhat, digat dhe kërkimfaljen nga Serbia.

“Kurti për gjatë gjashtë vjetëve i ka pasë në dispozicion rreth 20 miliardë euro. Çka kish raportu se ka përfundu me gjithë ato taksa që kanë pagu qytetarët?”, ka shkruar Bajrami.

Bajrami ka bërë të ditur se ndodhet në Forumin Ekonomik të Riinvestit, ku, sipas saj, po diskutohen problemet reale të vendit.

Mes tjerash, ajo ka vënë në pikëpyetje përmbushjen e premtimeve të qeverisë, duke pyetur se çfarë presin qytetarët përveç mundësisë për të emigruar në Gjermani.

Lexo edhe

Haxhiu: Nuk do të lejoj gjuhën seksiste në Kuvend, do të ndërhyj ndaj çdo fyerjeje me bazë gjinore

Haxhiu: Nuk do të lejoj gjuhën seksiste në Kuvend, do të ndërhyj ndaj çdo fyerjeje me bazë gjinore

Black Friday në FiveStar: 12 muaj fitness me çmime speciale dhe mundësi për të fituar super shpërblime!

Black Friday në FiveStar: 12 muaj fitness me çmime speciale dhe mundësi për të fituar super shpërblime!

BE-ja nuk do të rikthehet te energjia ruse, pavarësisht bisedimeve të paqes të udhëhequra nga SHBA-ja

BE-ja nuk do të rikthehet te energjia ruse, pavarësisht bisedimeve të paqes të udhëhequra nga SHBA-ja