Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton opinionin publik se janë identifikuar dhe ndaluar për 48 orë, dy (2) personat e dyshuar për përfshirje në dy rastet e grabitjeve të armatosura, të ndodhura më 5 dhe 16 nëntor 2026, në dy argjendari në qytetin e Gjakovës.

Sipas një njoftim bëhet e ditur se me vendim të Prokurorit të Shtetit, dy personat e dyshuar janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprave penale “Grabitja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Gjatë hetimeve janë siguruar dhe sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me rastet. Prokuroria Themelore në Gjakovë, në koordinim të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, siç thuhet në njoftim ndaj dy personave të dyshuar, brenda afatit ligjor, do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente. /Telegrafi/





