Shiroka Pula priti në takim ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Kiminori Iwama

Shiroka Pula priti në takim ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Kiminori Iwama

Shiroka Pula priti në takim ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Kiminori Iwama

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Kiminori Iwama, bashkë me delegacionin e tij, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Sponsor 3M Express

Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë ndaj Kosovës, që nga njohja e pavarësisë e deri te përkrahja në zhvillimin e vendit dhe në përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Ajo vlerësoi bashkëpunimin në fushat e ekonomisë, arsimit, shëndetësisë dhe mbrojtjes së mjedisit, si dhe rëndësinë e programeve të bursave MEXT për studentët kosovarë. Gjithashtu, theksoi nevojën për avancimin e bashkëpunimit ekonomik përmes marrëveshjeve për mbrojtjen e investimeve dhe eliminimin e tatimit të dyfishtë.

Presidentja theksoi nevojën që bashkëpunimi me Japoninë të thellohet edhe në lehtësimin e udhëtimit pa viza për qytetarët e Kosovës dhe në mbështetjen e aspiratave për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Ajo gjithashtu vlerësoi rolin e Japonisë në forcimin e stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit. /Telegrafi/

Lexo edhe

Studimi: Konsumi i rregullt i kafes ndikon në funksionimin e sistemit tretës

Studimi: Konsumi i rregullt i kafes ndikon në funksionimin e sistemit tretës

A frikësohet Trump nga dronët iranianë? Ja si iu përgjigj gazetarit

A frikësohet Trump nga dronët iranianë? Ja si iu përgjigj gazetarit

Komuna e Prizrenit paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike më 23 dhe 24 nëntor

Komuna e Prizrenit paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike më 23 dhe 24 nëntor