Urrejtje apo dashuri mes Zvicrës dhe Gjermanisë? Zviceranët po ‘çalojnë’ vetëm në këtë pikë

Urrejtje apo dashuri mes Zvicrës dhe Gjermanisë? Zviceranët po ‘çalojnë’ vetëm në këtë pikë
Zvicra gëzon një imazh shumë pozitiv te qytetarët e Gjermanisë, por mikpritja duket të jetë një prej dobësive të saj. Kështu rezulton nga “Anholt Nation Brands Index”, ndërsa tema ka nxitur edhe debat mes lexuesve të Blick. Në renditjen e këtij indeksi, Zvicra pozicionohet në vendin e dytë nga 50 shtete për imazhin që ka […]

Zvicra gëzon një imazh shumë pozitiv te qytetarët e Gjermanisë, por mikpritja duket të jetë një prej dobësive të saj.

Kështu rezulton nga “Anholt Nation Brands Index”, ndërsa tema ka nxitur edhe debat mes lexuesve të Blick.

Në renditjen e këtij indeksi, Zvicra pozicionohet në vendin e dytë nga 50 shtete për imazhin që ka te gjermanët.

Vlerësimet më të mira lidhen me cilësinë e jetës, sigurinë, politikën, produktet e eksportit dhe inovacionin.

Edhe në aspektin e marrëdhënieve personale, Zvicra renditet lart.

Në pyetjen nëse një person nga Zvicra do të ishte i dëshiruar si mik i ngushtë, vendi renditet i dyti. Ndërsa sa i përket gatishmërisë për të punësuar një person të kualifikuar nga një shtet i caktuar, Zvicra renditet në vendin e tretë, transmeton Telegrafi.

Në vlerësimin global, Zvicra renditet në vendin e pestë. Në Turqi, Rusi dhe Poloni ajo renditet e treta, ndërsa në Afrikën e Jugut dhe në SHBA ndodhet në vendin e 11-të.

Megjithatë, një pikë e dobët mbetet mikpritja. Në kategorinë “Ëelcoming”, Zvicra renditet vetëm në vendin e 16-të. Sipas Departamentit Federal të Punëve të Jashtme (EDA), popullsia zvicerane perceptohet dukshëm më rrallë si mikpritëse dhe ftuese krahasuar me mesataren ndërkombëtare.

Ky rezultat ka nxitur diskutime mes lexuesve. Disa e lidhin qëndrimin më të rezervuar të zviceranëve me dallimet kulturore dhe mentalitetet e ndryshme. Të tjerë bëjnë dallimin mes imazhit të vendit dhe sjelljes së banorëve të tij.

Disa lexues mendojnë se Zvicra mund të mësojë nga Austria për sa i përket mikpritjes, ndërsa të tjerë përmendin Norvegjinë si shembull pozitiv. Një prej tyre, bazuar në përvojat e udhëtimeve në vende të ndryshme, vlerëson veçanërisht miqësinë dhe mikpritjen e norvegjezëve.

Por jo të gjithë pajtohen se përgjegjësia është vetëm te zviceranët. Disa lexues theksojnë se mikpritja kërkon angazhim nga të dyja palët dhe se edhe sjellja e vizitorëve mund të ndikojë në mënyrën se si ata priten

Të tjerë kanë vënë në pikëpyetje edhe vetë rëndësinë e renditjes, duke e cilësuar atë si një rezultat që duhet marrë me rezervë./Telegrafi/

Lexo edhe

Kosova shpëton nga zgjedhjet

Kosova shpëton nga zgjedhjet

Justina Shiroka-Pula zgjidhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjidhet presidente e Kosovës

Juristët: Kuvendi shpërndahet automatikisht nëse s’zgjidhet presidenti deri në mesnatë

Juristët: Kuvendi shpërndahet automatikisht nëse s’zgjidhet presidenti deri në mesnatë

Urrejtje apo dashuri mes Zvicrës dhe Gjermanisë? Zviceranët po ‘çalojnë’ vetëm në këtë pikë | Momenti