Juristët: Kuvendi shpërndahet automatikisht nëse s’zgjidhet presidenti deri në mesnatë

Juristët: Kuvendi shpërndahet automatikisht nëse s’zgjidhet presidenti deri në mesnatë
Nëse deri në orën 00:00 të datës 6 tetor 2026 nuk zgjidhet njëra nga dy kandidatet për presidente, Kuvendi konsiderohet i shpërndarë, sipas ekspertëve. Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi [IKD] tha për Radion Evropa e Lirë se nuk është e rëndësishme se kur ka nisur procedura, por ajo duhet të përfundojë brenda […]

Nëse deri në orën 00:00 të datës 6 tetor 2026 nuk zgjidhet njëra nga dy kandidatet për presidente, Kuvendi konsiderohet i shpërndarë, sipas ekspertëve.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi [IKD] tha për Radion Evropa e Lirë se nuk është e rëndësishme se kur ka nisur procedura, por ajo duhet të përfundojë brenda afatit të përcaktuar nga Kushtetuta.

“Çdo emërim pas datës 6 tetor është kundërkushtetues. Pasoja që Gjykata Kushtetuese e lidh me dështimin për ta zgjedhur presidentin deri më 6 tetor, është shpërndarja e Kuvendit sipas nenit 82 të Kushtetutës”, tha Miftaraj.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese vlerëson kushtetutshmërinë e zgjedhjes së presidentes pas afatit kohor nëse dikush inicion rast në këtë institucion.

Edhe Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) tha se Kuvendi shpërndahet automatikisht pas përfundimit të afatit 60-ditor.

“Deri në orën 00:00 ka afat. Pastaj, Kuvendi konsiderohet i shpërndarë, sepse përfundon afati 60-ditor”, tha Bugaqku.

Lexo edhe

Bekim Sejdiu uron presidenten e re: U shmang një cikël i ri krize

Bekim Sejdiu uron presidenten e re: U shmang një cikël i ri krize

Jahjaga për Shiroka Pulën: Vazhdimësi e lidershipit të grave në Zyrën e Presidencës

Jahjaga për Shiroka Pulën: Vazhdimësi e lidershipit të grave në Zyrën e Presidencës

Uran Ismaili e Rrahman Rama në bisedë me Shqipe Selimin në Kuvend

Uran Ismaili e Rrahman Rama në bisedë me Shqipe Selimin në Kuvend

Juristët: Kuvendi shpërndahet automatikisht nëse s’zgjidhet presidenti deri në mesnatë | Momenti