Unaza me diamant rozë shitet për 12.1 milionë franga në Gjenevë

Unaza me diamant rozë shitet për 12.1 milionë franga në Gjenevë

Unaza me diamant rozë shitet për 12.1 milionë franga në Gjenevë

Diamanti 24-karatësh, me ngjyrë intensive rozë, u shit në ankandin e organizuar nga shtëpia Christie’s, duke qenë artikulli kryesor i ankandit të bizhuterive.

Sponsor 3M Express

Një unazë luksoze me diamant rozë është shitur për 12.1 milionë franga zvicerane në një ankand të organizuar nga shtëpia e ankandeve Christie’s në Gjenevë, raporton Watson.

Guri i çmuar 24 karatësh “Bulgari Pink”, i konsideruar si “Mona Lisa” e diamanteve rozë, u shit në një ankand në Gjenevë.

Emërtimi “Mona Lisa” u përdor nga Max Fawcett, drejtues i departamentit të bizhuterive në shtëpinë e ankandeve, si metaforë për pastërtinë dhe transparencën e jashtëzakonshme të këtij diamanti tepër të rrallë, transmeton Telegrafi.

Diamanti, i njohur me emrin “Bulgari Pink”, peshon 24 karatë dhe ka prerje në formë drejtkëndore (emerald cut). Ai ishte pjesa kryesore e ankandit sezonal të bizhuterive.

Shuma e arritur nga shitja ishte brenda intervalit mesatar të çmimit të parashikuar nga organizatorët e ankandit./Telegrafi/

Lexo edhe

Zbulohen tensionet mes Zidanet dhe Mbappes, ylli i Realit nuk është i kënaqur me rolin e tij

Zbulohen tensionet mes Zidanet dhe Mbappes, ylli i Realit nuk është i kënaqur me rolin e tij

KRU “Hidrodrini” shkyç nga rrjeti konsumatorët borxhlinj në Nabërgjan dhe Bllagajë

KRU “Hidrodrini” shkyç nga rrjeti konsumatorët borxhlinj në Nabërgjan dhe Bllagajë

Sa gradë duhet të jetë dhoma e gjumit gjatë dimrit? Ja pse nuk duhet ta teproni me ngrohjen

Sa gradë duhet të jetë dhoma e gjumit gjatë dimrit? Ja pse nuk duhet ta teproni me ngrohjen