Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka njoftuar se ka vazhduar aksionin për shkyçjen nga rrjeti të konsumatorëve me borxhe në fshatrat Nabërgjan dhe Bllagajë të rajonit të Pejës.

Sipas njoftimit, aksioni është realizuar nga inspektorët rajonalë të kompanisë, me asistimin e Policisë Rajonale të Pejës.
KRU “Hidrodrini” ka bërë të ditur se rastet e evidentuara janë proceduar.
Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve që kanë borxhe t’i shlyejnë obligimet e tyre ose të paraqiten për të lidhur kontratë për riprogramimin e borxhit me këste, në mënyrë që të shmangin shkyçjen nga rrjeti.
“Paguani borxhin ose riprogramojeni me këste, shmangni shkyçjen dhe shpenzimet shtesë!”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
Në fund, KRU “Hidrodrini” ka apeluar te konsumatorët që ujin ta ruajnë, ta paguajnë dhe ta përdorin në mënyrë racionale. /Telegrafi/





