Një person kishte ndërruar jetë pasi në gjendje të rëndë shëndetësore ishte dërguar në QKMF në Leposaviq për trajtim mjekësor.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 21:30 në magjistralen Leposaviq-Banjskë.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar në gjendje të rëndë shëndetësore ishte dërguar në QKMF-Leposaviq për trajtim mjekësor. Më pas nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Lidhur me rastin janë intervistuar tre dëshmitar meshkuj kosovarë, ndërsa trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/




