Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në Turqi.

Sipas mediave turke, rasti ka ndodhur sot pak para mesditës, në aksin rrugor në provincën e Manisës, në Turqinë perëndimore, pranë hyrjes së autostradës në Akhisar, ku një autobus turistik u përplas me një automjet të ndihmës rrugore.
Sipas autoriteteve lokale, autobusi po udhëtonte nga Bursa drejt Izmirit, kur ndodhi përplasja fatale.
Prefektura e Manisës bëri të ditur se 27 personat e plagosur janë transportuar në spitalet pranë vendngjarjes, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Ndërkohë, shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, derisa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e përplasjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.





