Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar lidhur me sulmet linçuese ndaj gazetarit Fidan Jupolli.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti tha se pushteti demokratik duhet t’i përballoj kritikat teksa kujtoi kohën kur ishte kryeministër dhe ishte kritikuar pikërisht me satirë nga Fidan Jupolli.
Ai tha se ‘fjala e lirë mbrohet sidomos atëherë kur nuk na pëlqen ajo që thuhet’.
Ja postimi i plotë:
Gjuha e linçimit ndaj kritikëve, e promovuar me fanatizëm nga Kurti dhe ndjekësit e tij, këto ditë është drejtuar ndaj gazetarit Fidan Jupolli.
Kur kemi qenë në pushtet, Fidan Jupolli na ka kritikuar dhe ka bërë satirë çdo ditë. Por asnjëherë askujt nga ne as nuk i ka shkuar mendja ta linçojmë atë. Sepse dallimi mes demokracisë dhe mentalitetit autoritar qëndron pikërisht te mënyra se si i trajtojmë ata që nuk pajtohen me ne.
Pushteti demokratik i përballon kritikat. Gazetarët nuk kanë nevojë për lejen e pushtetit për të folur lirshëm.
Fjala e lirë mbrohet sidomos atëherë kur nuk na pëlqen ajo që thuhet!




