“Për disa litra naftë diezel. Çfarë falimentimi moral”, shkroi Prien të shtunën në mbrëmje në platformën X, duke komentuar një artikull në mediat gjermane lidhur me deklaratat e Trumpit.
Më herët, presidenti amerikan pretendoi se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kishte zgjedhur të mos i jepte fund luftës në Ukrainë, pavarësisht se kishte pasur disa mundësi për ta bërë këtë.

Ai përfundoi duke thënë se “mendoj se ka ardhur koha që Ukraina të ketë një president të ri”.
Trump akuzoi Zelenskyn se po kontribuon në mungesën e naftës diezel përmes sulmeve ndaj sektorit energjetik rus.
Më parë, Zelensky kritikoi ashpër një marrëveshje mes SHBA-së dhe Rusisë për heqjen e sanksioneve ndaj shitjes së naftës dizel ruse, duke i lejuar Moskës ta furnizojë tregun global me këtë produkt, me synimin për të ulur çmimet e larta të karburanteve.
“Lejimi i Rusisë për të shitur produkte nafte është një investim në luftë, e cila duhet të përfundojë, jo të zgjatet”, argumentoi presidenti ukrainas.
Rusia pushtoi vendin fqinj më shumë se katër vjet e gjysmë më parë, ndërsa udhëheqësi i saj, Vladimir Putin, ka refuzuar vazhdimisht propozimet për një armëpushim të pakushtëzuar.
Edhe nismat diplomatike të mëvonshme kanë dështuar.
Kushtetuta e Ukrainës nuk lejon zhvillimin e zgjedhjeve gjatë kohës së luftës.
Burimi: RTKLive




