Vazhdon inspektimi ndaj bizneseve online dhe produkteve në transport

Vazhdon inspektimi ndaj bizneseve online dhe produkteve në transport

Vazhdon inspektimi ndaj bizneseve online dhe produkteve në transport

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) po vazhdon inspektimet ndaj bizneseve që operojnë online, me fokus të veçantë në kontrollin e produkteve që janë në transport drejt konsumatorëve.

Në këto aktivitete, ekipet inspektuese të IQMT-së janë duke bashkëpunuar me Policinë e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), duke realizuar kontrolle në shërbimet postare në të gjithë territorin e Kosovës.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të IQMT-së, përmes 10 ekipeve inspektuese janë realizuar mbi 24 inspektime, gjatë të cilave janë evidentuar raste kur produktet nuk posedonin kupon fiskal.

“Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) po vazhdon aktivitetet inspektuese ndaj bizneseve që operojnë online, me fokus të veçantë në mbikëqyrjen e produkteve që janë në transport drejt konsumatorëve.

Ekipet e IQMT-së, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), po realizojnë inspektime të shërbimeve postare në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Përmes 10 ekipeve inspektuese, janë realizuar mbi 24 inspektime. Gjatë këtyre kontrolleve janë evidentuar raste kur produktet nuk posedonin kupon fiskal, si dhe raste të tjera kur mungonte deklaracioni i prejardhjes së produktit dhe dokumentacioni përcjellës.
Në përputhje me ligjin për IQMT-në, inspektorët u kanë dhënë afat subjekteve përkatëse që të prezantojnë dokumentacionin e nevojshëm, në të kundërtën, do të ndërmerren masat përkatëse ligjore, përfshirë sekuestrimin e produkteve dhe shqiptimin e masave ndëshkuese.

Ky aksion mbikëqyrës përfshin gjithashtu inspektimin e faqeve online të bizneseve, reklamave të produkteve, si dhe trajtimin e ankesave të paraqitura nga konsumatorët.
Përveç tetë komunave kryesore të vendit, aktivitetet inspektuese janë shtrirë edhe në komunat e tjera të rajonit të Dukagjinit, përkatësisht në Klinë, Istog, Deçan, Junik, Rahovec, Malishevë, Suharekë dhe Dragash.

IQMT mbetet i përkushtuar në forcimin e mbikëqyrjes së tregut, mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së drejtë, duke siguruar që çdo produkt që tregtohet në Republikën e Kosovës të jetë në përputhje me kërkesat ligjore”, thuhet në njoftim.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Trump për vazhdimin e luftës kundër Iranit: Do ta mësoni së shpejti

Trump për vazhdimin e luftës kundër Iranit: Do ta mësoni së shpejti

Arrestohet 64-vjeçari nga Kosova në Gjermani, dyshohet se ngacmoi seksualisht dy gra në një dyqan

Arrestohet 64-vjeçari nga Kosova në Gjermani, dyshohet se ngacmoi seksualisht dy gra në një dyqan

Kosova në futsall përballet me dy herë kampionen e Evropës, Italia vjen në Prishtinë për sfidën e madhe

Kosova në futsall përballet me dy herë kampionen e Evropës, Italia vjen në Prishtinë për sfidën e madhe