Blerjet online nën lupën e shtetit, mbi 24 inspektime dhe parregullsi në Kosovë

Blerjet online nën lupën e shtetit, mbi 24 inspektime dhe parregullsi në Kosovë

Blerjet online nën lupën e shtetit, mbi 24 inspektime dhe parregullsi në Kosovë

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka intensifikuar kontrollet ndaj bizneseve që operojnë online në Kosovë, me fokus të veçantë në produktet që janë në transport drejt konsumatorëve.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të IQMT-së, inspektimet po realizohen në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

Përmes 10 ekipeve inspektuese, deri më tani janë realizuar mbi 24 inspektime në shërbimet postare në të gjithë territorin e vendit.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar raste kur produktet nuk posedonin kupon fiskal, si dhe raste kur mungonte deklaracioni i prejardhjes së produktit dhe dokumentacioni përcjellës.

IQMT ka bërë të ditur se subjekteve përkatëse u është dhënë afat për të prezantuar dokumentacionin e nevojshëm. Në të kundërtën, ndaj tyre do të ndërmerren masa ligjore, përfshirë sekuestrimin e produkteve dhe shqiptimin e gjobave.

Aksioni përfshin edhe inspektimin e faqeve online të bizneseve, reklamave të produkteve dhe trajtimin e ankesave të konsumatorëve.

Kontrollet janë shtrirë edhe në komunat e rajonit të Dukagjinit, përfshirë Klinën, Istogun, Deçanin, Junikun, Rahovecin, Malishevën, Suharekën dhe Dragashin.

IQMT ka theksuar se këto aktivitete synojnë forcimin e mbikëqyrjes së tregut, mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së drejtë në vend.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Komisioni Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekës mblidhet sot, në rend dite miratimi i buxhetit

Komisioni Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekës mblidhet sot, në rend dite miratimi i buxhetit

Sot miratohet buxheti i Komisionit hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Sot miratohet buxheti i Komisionit hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Vazhdon inspektimi ndaj bizneseve online dhe produkteve në transport

Vazhdon inspektimi ndaj bizneseve online dhe produkteve në transport

Blerjet online nën lupën e shtetit, mbi 24 inspektime dhe parregullsi në Kosovë | Momenti