Trumpi e promovon Stephen Millerin në rolin e shefit të stafit, duke zëvendësuar Susie Wilesin

Trumpi e promovon Stephen Millerin në rolin e shefit të stafit, duke zëvendësuar Susie Wilesin

Trumpi e promovon Stephen Millerin në rolin e shefit të stafit, duke zëvendësuar Susie Wilesin

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të premten se do ta zëvendësojë shefen e stafit, Susie Wiles, me këshilltarin e tij prej kohësh, Stephen Miller.

Sponsor 3M Express

Me këtë lëvizje, ai zgjedh një figurë të njohur për qëndrime të forta politike, me synimin për të riorganizuar funksionimin e Shtëpisë së Bardhë, pasi republikanët humbën kontrollin e Kongresit në zgjedhjet e mesmandatit të kësaj jave, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Ky ndryshim vjen pak ditë pasi votuesit, të zhgënjyer nga gjendja e ekonomisë dhe lufta me Iranin, u shkaktuan humbje të rënda republikanëve në zgjedhjet e ndërmjetme të së martës.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump e quajti Millerin “një nga këshilltarët e mi më të besuar” dhe vlerësoi Wiles për “punën e shkëlqyer” që ka bërë. Trump njoftoi se ndryshimi do të hyjë në fuqi të hënën.

Wiles do të kalojë në strukturën politike të Trumpit, tha ai.

Lexo edhe

“Kam ekzekutuar dy veta në Shqipëri”, zbardhet dëshmia e vrasësit serial të arrestuar në Greqi

“Kam ekzekutuar dy veta në Shqipëri”, zbardhet dëshmia e vrasësit serial të arrestuar në Greqi

Qeveria miraton Projektligjin për Energjinë dhe dy nisma financiare

Qeveria miraton Projektligjin për Energjinë dhe dy nisma financiare

Amandamentet e ligjit – Qeveria dialogon me Brukselin për Specialen (VIDEO)

Amandamentet e ligjit – Qeveria dialogon me Brukselin për Specialen (VIDEO)

Trumpi e promovon Stephen Millerin në rolin e shefit të stafit, duke zëvendësuar Susie Wilesin | Momenti