Qeveria miraton Projektligjin për Energjinë dhe dy nisma financiare

Qeveria miraton Projektligjin për Energjinë dhe dy nisma financiare

Qeveria miraton Projektligjin për Energjinë dhe dy nisma financiare

Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e dhjetë të mbajtur në mënyrë elektronike, ka miratuar Projektligjin për Rregullatorin e Energjisë, si dhe dy nisma për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare që lidhen me efiçiencën e energjisë dhe trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Projektligji për Rregullatorin e Energjisë përcakton kompetencat, detyrat dhe funksionet e Zyrës së Rregullatorit për Energji në Republikën e Kosovës, si dhe statusin, organizimin e brendshëm dhe financimin e saj.

Sponsor 3M Express

Projektligji gjithashtu rregullon monitorimin e funksionimit të tregjeve të energjisë, dhënien e lejeve dhe certifikimin në sektorin e energjisë, miratimin e tarifave dhe metodologjive tarifore, si dhe mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit përkatës.

Në këtë mbledhje, Qeveria ka miratuar edhe nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, duke vepruar së bashku si administratorë të Komisionit Evropian, për Projektin e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.

Po ashtu, është miratuar nisma për lidhjen e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për Projektin e Ndërtimit të Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Prishtinë.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

“Kam ekzekutuar dy veta në Shqipëri”, zbardhet dëshmia e vrasësit serial të arrestuar në Greqi

“Kam ekzekutuar dy veta në Shqipëri”, zbardhet dëshmia e vrasësit serial të arrestuar në Greqi

Amandamentet e ligjit – Qeveria dialogon me Brukselin për Specialen (VIDEO)

Amandamentet e ligjit – Qeveria dialogon me Brukselin për Specialen (VIDEO)

Trumpi e promovon Stephen Millerin në rolin e shefit të stafit, duke zëvendësuar Susie Wilesin

Trumpi e promovon Stephen Millerin në rolin e shefit të stafit, duke zëvendësuar Susie Wilesin

Qeveria miraton Projektligjin për Energjinë dhe dy nisma financiare | Momenti