Trump pranon se lufta me Iranin ndikoi në humbjen e republikanëve në zgjedhje

Trump pranon se lufta me Iranin ndikoi në humbjen e republikanëve në zgjedhje

Trump pranon se lufta me Iranin ndikoi në humbjen e republikanëve në zgjedhje

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka pranuar se lufta me Iranin ka ndikuar në humbjen e republikanëve në zgjedhjet e së martës, duke e cilësuar këtë vlerësim si “kryesisht të vërtetë në masë të madhe”, transmeton BBC.

Sponsor 3M Express

Republikanët kanë humbur shumicën në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa lufta me Iranin është përmendur si një nga faktorët që ndikuan në rezultatin zgjedhor.

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, në një postim në rrjetet sociale, ka deklaruar se konflikti me Iranin ishte arsyeja e humbjes së republikanëve.

“Arsyeja pse humbëm është lufta”, ka shkruar Vance, duke shtuar: “Të gjithë e dinë pse humbëm”.

“Dhe çdo diskutim i sinqertë për atë se si do të vazhdojmë tutje, duhet të fillojë pikërisht nga kjo”, ka theksuar ai.

I pyetur për deklaratën e zëvendëspresidentit të tij, Trump është pajtuar me këtë vlerësim, duke pranuar se lufta kishte ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.

“Është kryesisht e vërtetë”, ka deklaruar Trump, duke shtuar se konflikti kishte ndikuar në rritjen e çmimit të naftës në afat të shkurtër.

Megjithatë, sa i përket vendimit për të nisur luftën, presidenti amerikan ka thënë se do të vepronte sërish në të njëjtën mënyrë.

Ai ka pretenduar se shqetësimi kryesor i votuesve nuk ishte vetë lufta, por rritja e çmimeve të karburanteve.

Trump ka shtuar gjithashtu se, nëse emri i tij do të ishte në fletëvotime, republikanët do të kishin arritur fitore në zgjedhje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Policia zbarkon në një kafiteri në Gjilan, arrestohen tre persona

Policia zbarkon në një kafiteri në Gjilan, arrestohen tre persona

Ende pa u bërë 20 vjeçare, shqiptarja Erina Nrecaj merr pozitë drejtuese në Migros në Zvicër

Ende pa u bërë 20 vjeçare, shqiptarja Erina Nrecaj merr pozitë drejtuese në Migros në Zvicër

Ekskluzive | Këta janë 22 të dyshuarit në megaaksionin kundër bixhozit ilegal në Prizren, Suharekë e Dragash – bastisje, arrestime dhe armë të sekuestruara

Ekskluzive | Këta janë 22 të dyshuarit në megaaksionin kundër bixhozit ilegal në Prizren, Suharekë e Dragash – bastisje, arrestime dhe armë të sekuestruara

Trump pranon se lufta me Iranin ndikoi në humbjen e republikanëve në zgjedhje | Momenti