Shpërthimi në Elbasan, nisin hetimet për shkaqet e tragjedisë – priten ekspertët e Institutit të Ndërtimit

Pas nxjerrjes së trupit të pajetë të 69-vjeçarit Hamit Ibro, mëngjesin e sotëm kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit që shkatërroi një pallat në Elbasan dhe shkaktoi dy viktima.

Sponsor 3M Express

Gazetarja e Top Channel, Bruna Kërçyku, raporton se ekspertë të Policisë dhe Prokurorisë kanë nisur punën për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes, ndërsa në vijim pritet mbërritja e specialistëve të Institutit të Ndërtimit, të cilët do të kryejnë një tjetër vlerësim të gjendjes së godinës.

Ndërkohë, Bashkia e Elbasanit ka deklaruar se, në bashkëpunim me institucionet e tjera përgjegjëse, do të marrë të gjitha masat e nevojshme për strehimin e banorëve të prekur nga ngjarja, si dhe për ndërhyrjet e mëtejshme që do të kërkohen në varësi të vlerësimit të situatës. /Tch/

Lexo edhe

Kryediplomati zviceran Ignazio Cassis sot për vizitë në Kosovë

Kryediplomati zviceran Ignazio Cassis sot për vizitë në Kosovë

Zhduket një person në Pejë, rasti po hetohet

Zhduket një person në Pejë, rasti po hetohet

Kthehet në Itali pavarësisht ndalesës pesëvjeçare, arrestohet shqiptari 32-vjeçar

Kthehet në Itali pavarësisht ndalesës pesëvjeçare, arrestohet shqiptari 32-vjeçar

Shpërthimi në Elbasan, nisin hetimet për shkaqet e tragjedisë – priten ekspertët e Institutit të Ndërtimit | Momenti