Trump e quan Huang-un e Nvidia-s “njeri të nderuar” dhe thotë se nuk ka diskutuar me të mbi akuzat

Trump e quan Huang-un e Nvidia-s “njeri të nderuar” dhe thotë se nuk ka diskutuar me të mbi akuzat

Trump e quan Huang-un e Nvidia-s “njeri të nderuar” dhe thotë se nuk ka diskutuar me të mbi akuzat

Presidenti amerikan Donald Trump e cilësoi të dielën Jensen Huang-un, drejtorin ekzekutiv të Nvidia-s, si një njeri të nderuar dhe vlerësoi kontributin e tij për Shtetet e Bashkuara, por theksoi se nuk ka biseduar me të lidhur me akuzat për një marrëdhënie me një biznesmene kineze, e cila dyshohet se ka përcjellë informacione në Pekin.

Sponsor 3M Express

“Nuk kam folur me të për këtë çështje. E di vetëm se është një njeri i mirë, por nuk i dihet kurrë se çfarë po ndodh”, u tha Trump gazetarëve. “Shpresoj që gjithçka të jetë në rregull”.

“Mendoj se është një njeri i nderuar”, tha Trump, duke shtuar se Huang “ka bërë një punë të jashtëzakonshme për vendin tonë”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Nvidia njoftoi të dielën se po heton nëse Huang ka qenë objektiv i një operacioni të inteligjencës së huaj, pasi një raportim në media pretendoi se ai kishte një marrëdhënie të ngushtë me një biznesmene kineze, e cila dyshohet se ka përcjellë informacione në Pekin.

“Besoj se ai ndoshta ka një shpjegim për këtë. Duhet dëgjuar versioni i tij”, ka thënë më tej Trump.

I pyetur nëse do ta marrë Huang-un me vete në udhëtimin e tij në Azi javën e ardhshme, Trump u përgjigj: “Nuk e di, por sigurisht që do ta merrja”. /Telegrafi/

Lexo edhe

Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026

Nga një lagje në tjetrën, e deri te komunat fqinje – fshati Pagarushë në Malishevë vendos tabela orientuese

Nga një lagje në tjetrën, e deri te komunat fqinje – fshati Pagarushë në Malishevë vendos tabela orientuese

Tragjedi në Kretë: 12 emigrantë humbin jetën, 105 të tjerë shpëtohen

Tragjedi në Kretë: 12 emigrantë humbin jetën, 105 të tjerë shpëtohen

Trump e quan Huang-un e Nvidia-s “njeri të nderuar” dhe thotë se nuk ka diskutuar me të mbi akuzat | Momenti