Ngjarja u zbulua rreth 15 milje detare në juglindje të Kala Limenas, pasi një anije kontejnerësh me flamur marokeni vuri re gomonen me emigrantë dhe njoftoi autoritetet greke.
Roja Bregdetare shpëtoi fillimisht 18 persona dhe nxori trupat e 12 viktimave. Ndërkohë, dy operacione të tjera shpëtimi u zhvilluan në jug të Kalamakit, ku u gjetën edhe dy gomone me dhjetëra emigrantë.

Në operacionet e shpëtimit mori pjesë edhe agjencia evropiane Frontex, me mjete ajrore me dhe pa pilot.
Të mbijetuarit po transportohen drejt porteve të zonës, ndërsa autoritetet po vijojnë procedurat përkatëse.
Burimi: RTKLive




