Tre policët, vajzës pa patentë i lypën favore të jashtëligjshme (VIDEO)

Tre policët, vajzës pa patentë i lypën favore të jashtëligjshme (VIDEO)

Tre policët, vajzës pa patentë i lypën favore të jashtëligjshme (VIDEO)

Tre zyrtarë policorë, derisa po patrullonin gjatë orarit të punës, mesnatën e 15 tetorit ndalën një veturë për kontroll, të cilën po e drejtonte një vajzë.

Sponsor 3M Express

Por shoferes të cilës i kërkuan dokumentet, leja e vozitjes i mungoi.

Andaj, sipas burimeve, që vajza të mos gjobitej, ata ia dhanë një ide që të shkojë me të tre në një motel në Çagllavicë, për favore seksuale, raporton Klan Kosova.

Teksa kjo u nis me veturë pas tyre, rrugën thuhet se e devijoi e shkoi për tek tezja, që po ashtu është kolege me tre të uniformuarit.

Kështu, bashkë me të, viktima shkoi tek rrethi i Çagllavicës, veçse ruajtësve të rendit, nga vetura nuk iu doli kush pritën.

Me ta u mor familjarja e vajzës, e cila i njoftoi se ka përgatitur një raport të detajuar për t’ia nisur atë komandantit të tyre në Stacionin “Jugu” në Prishtinë.

Ashtu edhe u veprua. Të njëjtit i lajmëroi në Polici, e edhe provat që i patën iu dorëzuan atyre.

E pas këtyre procedurave, Inspektorati Policor ngriti dyshimet që tre zyrtarët policorë, që i përkasin gjeneratave të fundit, kryen dy vepra penale.

Lidhur me rastin, me udhëzim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, është iniciuar procedura penale për veprat e dyshuara.

Kronika më poshtë sjell detaje:

Lexo edhe

Turqia planifikon rritje prej 229 për qind të fondeve për blerjen e armatimit më 2027

Turqia planifikon rritje prej 229 për qind të fondeve për blerjen e armatimit më 2027

Roma fiton ndaj Genoas dhe i afrohet Interit në vetëm dy pikë

Roma fiton ndaj Genoas dhe i afrohet Interit në vetëm dy pikë

Rita Ora tërheq vëmendjen në galanë bamirëse në Londër me veshjen ekstravagante

Rita Ora tërheq vëmendjen në galanë bamirëse në Londër me veshjen ekstravagante

Tre policët, vajzës pa patentë i lypën favore të jashtëligjshme (VIDEO) | Momenti