Rahoveci 029 fiton për herë të parë, Ylli vazhdon serinë e fitoreve

Rahoveci 029 fiton për herë të parë, Ylli vazhdon serinë e fitoreve

Rahoveci 029 fiton për herë të parë, Ylli vazhdon serinë e fitoreve

Rahoveci 029 të shtunën mbrëma e ka mposhtur Pejën me rezultatin 106:95, në palestrën “Mizahir Isma”, në kuadër të javës së pestë.

Skuadra vendase e ka nisur më mirë ndeshjen, duke i fituar dy çerekët e parë me rezultatet 29:21 dhe 29:25. Peja ka reaguar në çerekun e tretë, të cilin e ka fituar 27:24, por Rahoveci 029 e ka ruajtur epërsinë dhe e ka fituar edhe dhjetëminutëshin e fundit me shifrat 24:22.

Sponsor 3M Express

Më efikasi te Rahoveci 029 ishte Mika Adams me 31 pikë, gjashtë kërcime dhe dhjetë asistime. Zion Fruster kontribuoi me 28 pikë, dy kërcime dhe pesë asistime.

Te Peja u dallua Robert Smith me 28 pikë, katër kërcime dhe gjashtë asistime. Për skuadrën pejane kjo ishte humbja e tretë radhazi.

Golden Eagle Ylli e ka vazhduar serinë pozitive, duke e mposhtur Vëllaznimin me rezultatin 100:86, në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.

Vendasit e kanë fituar çerekun e parë me shifrat 25:23, por Ylli ka reaguar në dhjetëminutëshin e dytë, të cilin e ka fituar 29:22. Skuadra nga Theranda ka shkuar në pushim me epërsi prej pesë pikësh, 52:47.

Çereku i tretë është mbyllur baras, 20:20, ndërsa Ylli e ka vulosur fitoren në dhjetëminutëshin e fundit, duke fituar 28:19.

Davontrey Thomas ishte më efikasi te Ylli me 26 pikë dhe gjashtë kërcime, ndërsa Khalil Shabazz shtoi 21 pikë, një kërcim dhe shtatë asistime.

Te Vëllaznimi u dallua Kentrell Pullian me 28 pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asistime.

Për skuadrën gjakovare kjo ishte humbja e katërt e sezonit, ndërsa deri tani ka regjistruar vetëm një fitore.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Kastrioti mposhtet me nëntë gola diferencë nga Sassari, kualifikimi vështirësohet

Kastrioti mposhtet me nëntë gola diferencë nga Sassari, kualifikimi vështirësohet

Edhe Italia përfshihet nga protestat, kaos dhe përleshje mes qytetarëve dhe policisë

Edhe Italia përfshihet nga protestat, kaos dhe përleshje mes qytetarëve dhe policisë

Papa Leoni XIV del nga spitali katër ditë pas operacionit, rikthehet në Vatikan

Papa Leoni XIV del nga spitali katër ditë pas operacionit, rikthehet në Vatikan

Rahoveci 029 fiton për herë të parë, Ylli vazhdon serinë e fitoreve | Momenti