Këngëtarja e njohur shqiptare, ajo që shumë njerëz e adhurojnë për mënyrën e paraqitjes, Elvana Gjata, si duket nuk po mjaftohet me karrierën vetëm si artiste.

Gjata po zgjerohet edhe në biznes dhe me shumë gjasë që të ardhurat nga puna si këngëtare e kanë bërë atë që të mendojë për të ardhmen duke e bërë këtë hap.
Por, për çfarë bëhet fjalë?
Bëhet fjalë për një fast food me një koncept të detajizuar. Prive Klan Kosova mëson që Elvana Gjata në këtë rrugëtim nuk po hyn e vetme dhe se bashkë me ortakun e saj e kanë detajuar komplet plan biznesin.
Ideja është që me këtë hapje, që pretendohet të ketë disa lokale nëpër Tiranë, të shiten vetëm produkte pule, pa përfshirë këtu lloje tjera të mishit.




