Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, janë ndaluar tre persona me inicialet L.H., L.XH., dhe F.M., nën dyshimin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Në njoftim Prokuroria shton se, dje rreth orës 21:00, në rrugën ‘’Gazmend Zajmi’’ në Prishtinë, gjatë kontrollit të automjeteve të personave të dyshuar, janë gjetur dhe sekuestruar mbi 500 gramë substanca të dyshuara narkotike, të llojit kokainë dhe marihuanë, me pesha të ndryshme, të paketuar dhe të mbështjellura me folie alumini, të pandehurit dyshohen se kishin për qëllim shitjen dhe shpërndarjen e tyre.
Njoftimi i plotë:
Arrestohen tre persona për shitje dhe posedim të narkotikëve
Prishtinë, 07 Nëntor 2026 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, me urdhër të Prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre persona me inicialet L.H., L.XH., dhe F.M., nën dyshimin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ nga neni 267 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Sipas dyshimeve fillestare, më datë 6 Nëntor 2026, rreth orës 21:00, në rrugën ‘’Gazmend Zajmi’’ në Prishtinë, gjatë kontrollit të automjeteve të personave të dyshuar, janë gjetur dhe sekuestruar mbi 500 gramë substanca të dyshuara narkotike, të llojit kokainë dhe marihuanë, me pesha të ndryshme, të paketuar dhe të mbështjellura me folie alumini, të pandehurit dyshohen se kishin për qëllim shitjen dhe shpërndarjen e tyre.
Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë në Gjykatën kompetente për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim me Policinë e Kosovës, mbetet e përkushtuar në luftimin dhe parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme që ndërlidhen me narkotikët, me qëllim të mbrojtjes së sigurisë së qytetarëve dhe interesit publik.
Burimi: Insajderi




