Transportonin 9 emigrantë drejt kufirit me Malin e Zi dhe Shqipërinë, arrestohen tre të rinj

Transportonin 9 emigrantë drejt kufirit me Malin e Zi dhe Shqipërinë, arrestohen tre të rinj

Transportonin 9 emigrantë drejt kufirit me Malin e Zi dhe Shqipërinë, arrestohen tre të rinj

Tre të rinj nga Korça janë arrestuar në kuadër të operacionit policor “Tranzit 4”, pasi dyshohet se po transportonin në mënyrë të kundërligjshme nëntë emigrantë nga vendet e treta, kundrejt përfitimit.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, të arrestuarit janë A.D., 25 vjeç, M.T., 21 vjeç dhe K.N., 23 vjeç, të gjithë banues në Korçë.

Ata u kapën në flagrancë në orët e para të mëngjesit, teksa transportonin emigrantët me dy automjete. Sipas dyshimeve, nëntë shtetasit e huaj kishin hyrë ilegalisht përmes kufirit të gjelbër në Korçë dhe më pas do të dërgoheshin drejt pikave të kalimit kufitar në Han të Hotit dhe Morinë.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi dy automjetet e përdorura për transportimin e emigrantëve, si dhe pesë aparate celulare.

Hetimet po vazhdojnë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në rast.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Mbi 190 milionë dollarë për një pikturë të Van Goghut, vendoset rekord i ri në ankand

Mbi 190 milionë dollarë për një pikturë të Van Goghut, vendoset rekord i ri në ankand

Zbulohen nëntë tunele dhe gjashtë hapësira të fshehura nën Hagia Sofi në Stamboll

Zbulohen nëntë tunele dhe gjashtë hapësira të fshehura nën Hagia Sofi në Stamboll

Historike për Shqipërinë, Lara Colturi fiton medaljen e artë në Kupën e Botës në skijim

Historike për Shqipërinë, Lara Colturi fiton medaljen e artë në Kupën e Botës në skijim

Transportonin 9 emigrantë drejt kufirit me Malin e Zi dhe Shqipërinë, arrestohen tre të rinj | Momenti