Llapi merr fitoren e parë të sezonit si vendas, mposht Vushtrrinë

Llapi merr fitoren e parë të sezonit si vendas, mposht Vushtrrinë

Llapi merr fitoren e parë të sezonit si vendas, mposht Vushtrrinë

Llapi ka fituar me rezultat 4-1 ndaj Vushtrrisë në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Sponsor 3M Express

Ekipi i Tahir Batatinës ka shijuar fitoren e parë këtë sezon në stadiumin Zahir Pajaziti, pasi ka mposhtur Vushtrrinë, pas gjashtë humbjeve radhazi si vendas.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët përveç rasteve arritën të shënojnë edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 20-të me anë të Kevin D’Almeida, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Arbnor Ramadanit.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e hapur dhe me më shumë raste nga të dyja skuadrat, por përsëri vendasit ishin më konkret duke shënuar dy gola, kundrejt një të mysafirëve.

Megjithatë, ishin mysafirët atë që shënuan të parët me anë të Albijon Shurdhiqi (60’), i cili barazoi shifrat 1-1 pas asistimit të Daut Maxhunit.

Pas këtij goli, Llapi u kthye në lojë duke shënuar me anë të Fiton Ademit (70′) pas asistimit të D’Almeida për 2-1, Abdoulaye Yahaya (84’) për 3-1 pas asistimit të Ramadanit dhe ky i fundit pas dy asistimeve shënoi nga penalltia për të vulosur fitoren me rezultat 4-1.

Pas kësaj fitore, Llapi e sheh veten në pozitën e nëntë me 11 pikë, ndërsa Vushtrria renditet e fundit me vetëm tri pikë.

Në ndeshjen e ardhshme të javës së 14-të, llapjanët udhëtojnë te Malisheva, ndërsa vushtrriasit e presin Drenicën. /Telegrafi/

Lexo edhe

Llapi shpërthen me katër gola ndaj Vushtrrisë, regjistron fitoren e parë këtë sezon në shtëpi

Llapi shpërthen me katër gola ndaj Vushtrrisë, regjistron fitoren e parë këtë sezon në shtëpi

Mbi 15 kilogramë lëndë narkotike e armë të sekuestruara, Prokuroria kërkon paraburgim për të arrestuarit në Prishtinë

Mbi 15 kilogramë lëndë narkotike e armë të sekuestruara, Prokuroria kërkon paraburgim për të arrestuarit në Prishtinë

KosovaMed në MEDICA 2026, takime ndërkombëtare dhe fokus në inovacionin mjekësor

KosovaMed në MEDICA 2026, takime ndërkombëtare dhe fokus në inovacionin mjekësor