Tragjedi në Afganistan, shpërthimi pranë shkollës lë të vdekur shtatë nxënës dhe rreth 100 të lënduar

Një shpërthim i fuqishëm pranë një shkolle në provincën Kunar, në Afganistanin lindor, ka lënë të vdekur shtatë nxënës dhe ka plagosur deri në 99 persona, sipas autoriteteve lokale.

Sponsor 3M Express

Ngjarja ka ndodhur në zonën Andarsir, në distriktin Asadabad, ndërsa raportimet fillestare sugjerojnë se shpërthimi ka origjinën nga një depo ku ruheshin eksplozivë të kompanive minerare, pranë shkollës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të talibanëve, Abdul Mateen Qani, ka bërë të ditur se autoritetet janë duke hetuar rastin dhe se informacione të tjera do të publikohen pas përfundimit të hetimeve.

Sipas raportimeve, të plagosurit janë dërguar në spitalet lokale për trajtim, ndërsa disa prej tyre kanë marrë lëndime të rënda. Provinca Kunar, e cila kufizohet me Pakistanin, është zonë ku zhvillohen aktivitete të shumta minerare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Toyota përgatit veturën e parë elektrike

Toyota përgatit veturën e parë elektrike

Pse shumica e vendeve evropiane e duan Ukrainën në NATO?

Pse shumica e vendeve evropiane e duan Ukrainën në NATO?

Roberto Mancini parashikon fituesin e titullit të Serie A

Roberto Mancini parashikon fituesin e titullit të Serie A