Roberto Mancini parashikon fituesin e titullit të Serie A

Roberto Mancini parashikon fituesin e titullit të Serie A

Roberto Mancini parashikon fituesin e titullit të Serie A

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Roberto Mancini ka parashikuar që Roma do ta fitojë Scudetton këtë sezon në Serie A.

Sponsor 3M Express

Mancini dha një intervistë për Corriere dello Sport të shtunën, duke thënë se ai refuzoi “një herë” të largohej nga Azzurrët në gusht 2023 , disa javë para se të emërohej trajner i ekipit kombëtar të Arabisë Saudite.

Gjatë intervistës së tij, trajneri i Italisë parashikoi gjithashtu fituesin e Serie A për sezonin 2026/27, duke e cilësuar Romës si favorite.

“Mendoj se Roma [do të fitojë]. Interi është skuadra më e mirë. Kisha shumë besim te Napoli në fillim, por ata kanë pasur shumë lëndime. Sa i përket Lazios, do të them këtë: mos vini bast se do të shemben”, ka thënë Mancini.

Ndryshe, pas 12 xhirove të zhvilluar në kampionatin italian, Lazio është lider me 32 pikë apo dy më shumë se Roma e dyta dhe tri më shumë se Interi i treti. Në vendin e katërt është Milani me 27 pikë, ndërsa Como i pesti me 26 pikë. /Telegrafi/

Lexo edhe

Rritet në 19 numri i të lënduarve nga protesta e 28 Nëntorit në Tiranë, mes tyre policë e gazetarë

Rritet në 19 numri i të lënduarve nga protesta e 28 Nëntorit në Tiranë, mes tyre policë e gazetarë

Pas 27 vjetësh, rivarroset në Mitrovicë Adem Ademi, pjesë e “Grupit të Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës

Pas 27 vjetësh, rivarroset në Mitrovicë Adem Ademi, pjesë e “Grupit të Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës

E ardhmja e Donnarummas te Man City në pikëpyetje

E ardhmja e Donnarummas te Man City në pikëpyetje