Togu i Policisë Ushtarake të FSK-së pjesë trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Togu i Policisë Ushtarake të FSK-së pjesë trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Togu i Policisë Ushtarake të FSK-së pjesë trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë së Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP – Standards of Interventions”, i cili u realizua në Slunj të Kroacisë.

Sponsor 3M Express

Në këtë trajnim kanë marrë pjesë pjesëtarët e Togut për Intervenime nga Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sipas njoftimit, trajnimi u udhëhoq dhe u realizua nga instruktorë të Ushtrisë Kroate të Njësisë Kundër Terrorizmit të Policisë Ushtarake Kroate.

“Gjatë këtij trajnimi u zhvilluan aktivitete të ndryshme praktike, me fokus në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe avancimin e shkathtësive në fushën e intervenimeve. Përmes këtyre aktiviteteve u mundësua avancimi i shkathtësive taktike, shkëmbimi i përvojave profesionale dhe forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar.”, thuhet në njoftim.

Pjesëmarrja në trajnime të tilla, sipas njoftimit, dëshmon përkushtimin e FSK-së në ngritjen e vazhdueshme të profesionalizmit, gatishmërisë dhe kapaciteteve operacionale të pjesëtarëve të saj. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Kurti takon kryeministrin e Armenisë, shtetit që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës

Kurti takon kryeministrin e Armenisë, shtetit që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës

Danimarka ndan 643 milionë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën, Zelensky takohet me liderët nordikë

Danimarka ndan 643 milionë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën, Zelensky takohet me liderët nordikë

Aeroplanët ushtarakë amerikanë largohen edhe nga një bazë e dytë në Britani

Aeroplanët ushtarakë amerikanë largohen edhe nga një bazë e dytë në Britani

Togu i Policisë Ushtarake të FSK-së pjesë trajnimit ndërkombëtar në Kroaci | Momenti