E pazakontë: Dy kandidatë morën nga 671 vota, kryetari i komunës zgjidhet me hedhjen e monedhës

E pazakontë: Dy kandidatë morën nga 671 vota, kryetari i komunës zgjidhet me hedhjen e monedhës

E pazakontë: Dy kandidatë morën nga 671 vota, kryetari i komunës zgjidhet me hedhjen e monedhës

Një mënyrë e pazakontë është përdorur për të përcaktuar fituesin e zgjedhjeve lokale në Peru, pasi dy kandidatët për kryetar të komunës së Conimas morën numër të barabartë votash.

Sponsor 3M Express

Rubén Quispe Capajaña, nga partia Somos Perú, dhe Salomino Mamani Quispe, nga partia País Para Todos, morën nga 671 vota secili, duke përfunduar në barazim të plotë në zgjedhjet e mbajtura më 4 tetor.

Për të përcaktuar fituesin, autoritetet zgjedhore organizuan një short publik përmes hedhjes së një monedhe njësolëshe peruane.

Shorti u zhvillua më 4 nëntor, nën mbikëqyrjen e Jurisë Speciale Zgjedhore të Huancanés (JEE).

Fillimisht, përfaqësuesi i partisë Somos Perú fitoi të drejtën për të zgjedhur anën e monedhës dhe përzgjodhi simbolin e vulës.

Pas hedhjes së monedhës, rezultati doli në favor të tij, duke i dhënë fitoren Rubén Quispe Capajañës, i cili do të marrë drejtimin e komunës së Conimas, në rajonin Puno.

Ky mekanizëm është i paraparë edhe me legjislacionin zgjedhor të Perusë për rastet kur kandidatët përfundojnë me numër të njëjtë votash.

Ngjarja është raportuar edhe nga mediat peruane, përfshirë agjencinë shtetërore të lajmeve Andina dhe El Comercio.

Lexo edhe

Abdixhiku takon Prattipatin: Miqësia me ShBA-në, përcaktim i përhershëm

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

E pazakontë: Dy kandidatë morën nga 671 vota, kryetari i komunës zgjidhet me hedhjen e monedhës | Momenti