Tirana mbetet pa samitin e NATO-s në vitin 2027, Aleanca shkurton edhe takimet e ministrave – zbardhet riorganizimi

NATO po redukton numrin e takimeve të nivelit të lartë, ndërsa samiti i udhëheqësve që ishte planifikuar të mbahej në Shqipëri në vitin 2027 nuk do të zhvillohet sipas kalendarit fillestar.

Sponsor 3M Express

Sipas Associated Press, Aleanca ka planifikuar vetëm një takim të ministrave të Jashtëm për vitin 2027, në vend të dy takimeve që mbahen zakonisht.

Në kalendar nuk figuron as takimi i zakonshëm i ministrave të Mbrojtjes në tetor.

Ndryshimet janë pjesë e një riorganizimi më të gjerë të takimeve të NATO-s, në një periudhë tensionesh për shpenzimet e mbrojtjes, luftën në Ukrainë dhe marrëdhëniet ndërmjet aleatëve.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte njoftuar më herët se samiti i planifikuar në Tiranë nuk do të mbahej në vitin 2027.

Sipas tij, nëse samiti organizohet në vitin 2028, Tirana do të jetë nikoqire.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se takimet e udhëheqësve do të organizohen kur të vlerësohen të nevojshme.

Ndryshimet nuk nënkuptojnë ndërprerjen e funksionimit të NATO-s, por reduktim të takimeve të planifikuara të nivelit të lartë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Besianë Musmurati krah bashkëshortit, si rrallë herë në një rrëfim mbi jetën dhe karrierën (VIDEO)

Besianë Musmurati krah bashkëshortit, si rrallë herë në një rrëfim mbi jetën dhe karrierën (VIDEO)

Konsullata e Kosovës në Iowa nderon veteranët amerikanë, shfaqet filmi “Misioni i Gazetarit”

Konsullata e Kosovës në Iowa nderon veteranët amerikanë, shfaqet filmi “Misioni i Gazetarit”

Gjendet në Prishtinë 31-vjeçari i raportuar i zhdukur në Ferizaj

Gjendet në Prishtinë 31-vjeçari i raportuar i zhdukur në Ferizaj