Thirrje nga SHBA-ja kundër dhunës në Shqipëri

Thirrje nga SHBA-ja kundër dhunës në Shqipëri

Thirrje nga SHBA-ja kundër dhunës në Shqipëri

Reagimet e 17 tetorit erdhën në ditën e pestë të protestave studentore kundër Qeverisë së kryeministrit Edi Rama, të shoqëruara me përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë.

Në një deklaratë në rrjetet sociale, Ambasada amerikane tha se dhuna, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk përbëjnë angazhim qytetar. Ajo u kërkoi qytetarëve ta ushtrojnë në mënyrë paqësore të drejtën për protestë dhe u bëri thirrje të gjitha palëve për qetësi.

Sponsor 3M Express

Ndërkohë, kongresmeni republikan Joe Wilson tha se po e ndiqte me shqetësim të madh përshkallëzimin e krizës në Shqipëri.

“Qeveria duhet të përmbahet nga çdo formë dhune ndaj protestuesve”, shkroi Wilson në platformën X. Ai theksoi se shqiptarët meritojnë liri, sundim të ligjit dhe llogaridhënie institucionale, ndërsa të rinjtë duhet të kenë zë në të ardhmen e vendit të tyre.

Edhe kongresisti Robert Aderholt shprehu shqetësim për përshkallëzimin e trazirave dhe kërkoi nga Qeveria respektimin e të drejtave të protestuesve paqësorë.

“Të gjitha palët duhet ta refuzojnë dhunën”, shkroi ai në X, duke shtuar se shqiptarët meritojnë institucione llogaridhënëse dhe lirinë që zëri i tyre të dëgjohet.

Kongresisti Keith Self, ndërkaq, i lidhi protestat me mosbesimin e qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar dhe me lodhjen nga ajo që e cilësoi shpërfillje të plotë të sundimit të ligjit.

Sipas tij, udhëheqësit e Shqipërisë duhet t’i dëgjojnë thirrjet për ndryshime thelbësore, që krijojnë mundësi ekonomike dhe nxisin stabilitetin rajonal.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Tre vjet pas vërshimeve në Pejë, dëme prej 700 mijë eurosh ende të pakompensuara

Tre vjet pas vërshimeve në Pejë, dëme prej 700 mijë eurosh ende të pakompensuara

Spanja ndryshon protokollin detar: Marina do të reagojë pa pritur autorizim nga eprorët

Spanja ndryshon protokollin detar: Marina do të reagojë pa pritur autorizim nga eprorët

Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, ky është rendi i ditës

Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, ky është rendi i ditës

Thirrje nga SHBA-ja kundër dhunës në Shqipëri | Momenti