Teatri Kombëtar i Kosovës shënon 80-vjetorin e themelimit

Teatri Kombëtar i Kosovës shënon 80-vjetorin e themelimit

Teatri Kombëtar i Kosovës shënon 80-vjetorin e themelimit

Tetë dekada në shërbim të artit skenik, të krijimtarisë dhe të zhvillimit të kulturës në Kosovë.

Sponsor 3M Express

Që nga themelimi në Prizren, më 1946, e deri më sot në Prishtinë, Teatri Kombëtar i Kosovës ka ndërtuar një histori të rëndësishme, të shënuar nga puna e brezave të artistëve dhe veprat që kanë lënë gjurmë në kujtesën kulturore të vendit, transmeton Klankosova.tv.

Ministria e Kulturës ka njoftuar se në kuadër të shënimit të këtij përvjetori, Posta e Kosovës promovoi pullën postare kushtuar Teatrit Kombëtar të Kosovës, duke e përjetësuar në këtë mënyrë historinë dhe kontributin e tij në kulturën tonë.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast morën pjesë kryeministri Albin Kurti, ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, kryeshefja ekzekutive e Postës së Kosovës, Nora Rraci, drejtori i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Kushtrim Mehmeti, si dhe artistë e artdashës.

“Ky përvjetor është rast për të nderuar të gjithë ata që, në skenë dhe prapa saj, kanë kontribuar në rrugëtimin e teatrit, duke e mbajtur gjallë krijimtarinë edhe në periudhat më të vështira. Ruajtja e kësaj trashëgimie dhe krijimi i kushteve për zhvillimin e mëtejshëm të teatrit mbeten pjesë e përgjegjësisë sonë ndaj artit dhe artistëve. Urime 80-vjetori Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe të gjithë atyre që e kanë bërë këtë histori!”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe

Houthit kërcënojnë me sulme të reja ndaj aeroporteve dhe objekteve të naftës në Arabinë Saudite

Houthit kërcënojnë me sulme të reja ndaj aeroporteve dhe objekteve të naftës në Arabinë Saudite

Gjakovari përfundon një muaj prapa grilave, dyshohet se ia vodhi 1,700 euro dhe pajisjet fqinjit

Gjakovari përfundon një muaj prapa grilave, dyshohet se ia vodhi 1,700 euro dhe pajisjet fqinjit

Kurti: Bateritë do të ndihmojnë në uljen e importeve të energjisë

Kurti: Bateritë do të ndihmojnë në uljen e importeve të energjisë

Teatri Kombëtar i Kosovës shënon 80-vjetorin e themelimit | Momenti