Tym i zi nga brenda Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, Policia ndërhyn ndaj protestuesve

Tym i zi nga brenda Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, Policia ndërhyn ndaj protestuesve

Tym i zi nga brenda Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, Policia ndërhyn ndaj protestuesve

Tensione të vazhdueshme raportohen nga protesta para Ministrisë së Arsimit, në ditën e saj të dytë. Nga ambientet e brendshme të ministrisë është parë të dalë tym i zi, ndërsa protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të godinës.

Sponsor 3M Express

Nga ana tjetër, Policia ka krijuar disa kordone sigurie dhe ka përdorur vazhdimisht ujë me presion në drejtim të turmës, me qëllim shpërndarjen e protestuesve.

Deri më tani, janë kryer disa shoqërime, ndërsa katër persona dhe një efektiv policie kanë marrë ndihmë mjekësore në QSUT dhe në Spitalin e Traumës, pasi kanë pësuar lëndime.

Protesta para Ministrisë së Arsimit vijon në situatë e tensionuar. 

Ministria e Shëndetësisë ka informuar mbi gjendjen shëndetësore të personave të paraqitur në strukturat spitalore pas protestës. Në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) është paraqitur një protestues, i cili po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore. Ai paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu, në këtë strukturë spitalore është paraqitur një efektiv policie, i cili, pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, është larguar me këshillën e mjekut.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) janë paraqitur tre protestues me dëmtime të lehta. Dy prej tyre janë larguar nga spitali pas marrjes së trajtimit mjekësor, ndërsa personi i tretë vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën./ TCH

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tym i zi nga brenda Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, Policia ndërhyn ndaj protestuesve appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Treboviqit i Pejës mbetet pa rrymë për 21 orë, i rikthehet furnizimi

Treboviqit i Pejës mbetet pa rrymë për 21 orë, i rikthehet furnizimi

Nesër seancë plenare, deputetët shqyrtojnë edhe çështjen e Bordit të RTK-së

Nesër seancë plenare, deputetët shqyrtojnë edhe çështjen e Bordit të RTK-së

Kuvendi mblidhet të enjten, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kuvendi mblidhet të enjten, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Tym i zi nga brenda Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, Policia ndërhyn ndaj protestuesve | Momenti