Të dielën mbahet testi me shkrim për kandidatët për prokurorë të rinj

Të dielën mbahet testi me shkrim për kandidatët për prokurorë të rinj

Të dielën mbahet testi me shkrim për kandidatët për prokurorë të rinj

Të dielën, më 29 nëntor, duke nisur nga ora 12:00, Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës do të hapë dyert për kandidatët që synojnë postin e prokurorit të shtetit, të cilët do t’i nënshtrohen testit me shkrim.

Sponsor 3M Express

Për t’u siguruar që gjithçka të shkojë pa pengesa, Komisioni për rekrutimin e prokurorëve të rinj, nën drejtimin e kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arian Gashi, u mblodh të premten për të finalizuar detajet organizative të këtij procesi.

Sipas njoftimit të KPK-së, testi me shkrim do të hartohet ditën e testimit, në përputhje me procedurat ligjore, në prani të vëzhguesve dhe monitoruesve vendorë e ndërkombëtarë.

Komisioni ka theksuar rëndësinë e transparencës, paanshmërisë dhe integritetit, duke bërë të ditur se përgatitjet e deritashme janë zhvilluar sipas planifikimit.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Kos-Kurtit: Në dhjetor vij në Kosovë, të avancojmë procesin dhe të përfitojmë nga fondet e BE-së

Kos-Kurtit: Në dhjetor vij në Kosovë, të avancojmë procesin dhe të përfitojmë nga fondet e BE-së

Të dielën testohen kandidatët për prokurorë të shtetit, KPK fton monitoruesit e procesit

Të dielën testohen kandidatët për prokurorë të shtetit, KPK fton monitoruesit e procesit

Pamje nga vendi ku policia në Ferizaj u gjuajtë me armë zjarri

Pamje nga vendi ku policia në Ferizaj u gjuajtë me armë zjarri