Irani mohon përgjegjësinë për sulmin me dron në Kuvajt ku humbën jetën dy italianë

Irani mohon përgjegjësinë për sulmin me dron në Kuvajt ku humbën jetën dy italianë

Irani mohon përgjegjësinë për sulmin me dron në Kuvajt ku humbën jetën dy italianë

Irani mohoi përgjegjësinë për sulmet me dronë në Kuvajt, të cilat shkaktuan vdekjen e dy shtetasve italianë. Ministri i Jashtëm, Abbas Araghchi, i quajti akuzat të pabaza dhe propozoi kryerjen e një hetimi të përbashkët me Romën dhe Kuvajtin.

Sponsor 3M Express

Araghchi zhvilloi biseda telefonike me homologët e tij nga Kuvajti dhe Italia, Sheikun Jarrah Jaber Al-Ahmad Al-Sabah dhe Antonio Tajanin. Më vonë, ai shkroi në platformën X se incidenti ishte “i dyshimtë dhe duket si një skenar i përgatitur paraprakisht për luftë”.

“Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me Kuvajtin dhe Italinë për të përcaktuar shkakun e incidentit,” shtoi ai, raporton Euronews.com, transmeton Klankosova.tv.

Më herët, Tajani kishte deklaruar në Senatin italian se disa dronë iranianë goditën objekte ushtarake kuvajtiane rreth orës 14:00 me orën lokale (12:00 CET). Mes objekteve të goditura ishte edhe një qendër radari për mbrojtjen ajrore, ku po punonin dy specialistë italianë të punësuar nga kompania e armatimeve “Rheinmetall”.

Lexo edhe

Drejtori i gjimnazit “Hivzi Sylejmani” i reagon Prebrezës: Isha në ceremoni, nuk pati bojkot

Drejtori i gjimnazit “Hivzi Sylejmani” i reagon Prebrezës: Isha në ceremoni, nuk pati bojkot

Kos-Kurtit: Në dhjetor vij në Kosovë, të avancojmë procesin dhe të përfitojmë nga fondet e BE-së

Kos-Kurtit: Në dhjetor vij në Kosovë, të avancojmë procesin dhe të përfitojmë nga fondet e BE-së

Të dielën testohen kandidatët për prokurorë të shtetit, KPK fton monitoruesit e procesit

Të dielën testohen kandidatët për prokurorë të shtetit, KPK fton monitoruesit e procesit