Këto çështje ishin në fokus të takimit që Sveçla zhvilloi në kuadër të vizitës zyrtare në Japoni me ministrin për Punë të Brendshme dhe Komunikim të këtij shteti, Hisayuki Fujii.
Përmes një postimi, Sveçla ka bërë të ditur se në takim u diskutua edhe për shkëmbimin e të dhënave dhe mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Ai ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë në zhvillimin dhe fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës.
Në përfundim, Sveçla ka ftuar ministrin japonez për vizitë zyrtare në Kosovë, me qëllim të njohjes nga afër me zhvillimet në vend dhe identifikimit të mundësive të reja për bashkëpunim.
Burimi: RTKLive





