Arkitektura në Kosovë: Banimi dhe ruajtja e trashëgimisë në fokus

Arkitektura në Kosovë: Banimi dhe ruajtja e trashëgimisë në fokus

Arkitektura në Kosovë: Banimi dhe ruajtja e trashëgimisë në fokus

Nën moton “Banimi është e drejtë e njeriut. Ndërtojeni!”, Oda e Arkitektëve e Republikës së Kosovës mblodhi përfaqësues institucionalë, arkitektë dhe profesionistë të fushës, të cilët diskutuan për sfidat dhe zhvillimet aktuale në arkitekturë.

Në njërin nga panelet e diskutimit mori pjesë edhe zëvendësministrja e Kulturës dhe Turizmit, Nora Arapi. Ajo vuri në pah rëndësinë e ruajtjes së karakterit historik të qyteteve, konservimit të integruar dhe përfshirjes së trashëgimisë kulturore në proceset e planifikimit urban.

Sponsor 3M Express

Arapi theksoi nevojën për restaurimin e shtëpive tradicionale, mbrojtjen e vlerave arkitektonike dhe krijimin e kushteve më të mira të banimit.

Një nga momentet e veçanta të aktivitetit ishte ndarja pas vdekjes e titullit “Anëtar Nderi” për arkitektin dhe profesorin Bashkim Fehmiu, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij në zhvillimin e arkitekturës në Kosovë dhe në formësimin e Prishtinës moderne.

Në aktivitet morën pjesë edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli-Dalipi, si dhe kryetarja e Odës së Arkitektëve të Republikës së Kosovës, Mimoza Haxhija Jedrashi.

Aktiviteti vuri në pah rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe profesional për një zhvillim urban që ndërthur nevojat bashkëkohore të banimit me ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe identitetit arkitektonik të qyteteve.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Real Madridi përgatit superkontratën për Bellinghamin

Real Madridi përgatit superkontratën për Bellinghamin

Përurohet rruga me emrin e Frank G. Wisnerit, ish-të dërguarit amerikan që kontribuoi në pavarësinë e Kosovës

Përurohet rruga me emrin e Frank G. Wisnerit, ish-të dërguarit amerikan që kontribuoi në pavarësinë e Kosovës

Trump pritet të takohet me shefin e NATO-s

Trump pritet të takohet me shefin e NATO-s

Arkitektura në Kosovë: Banimi dhe ruajtja e trashëgimisë në fokus | Momenti