Sveçla: Nuk do të lejojmë që asnjë individ të njollosë Policinë e Kosovës

Sveçla: Nuk do të lejojmë që asnjë individ të njollosë Policinë e Kosovës

Sveçla: Nuk do të lejojmë që asnjë individ të njollosë Policinë e Kosovës

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka theksuar se nuk do të lejohet që individë të njollosin Policinë e Kosovës dhe pjesëtarët e saj, të cilët shërbejnë për sigurinë e qytetarëve dhe të vendit.

“Nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë që asnjë individ të njollosë Policinë e Kosovës dhe pjesëtarët e saj, që me profesionalizëm shërbejnë për sigurinë e qytetarëve dhe të vendit tonë. Misioni i Policisë së Kosovës është shërbimi ndaj qytetarëve dhe pa asnjë kompromis dënojmë çdo keqpërdorim që bëhet për çfarëdo përfitimi në emër të saj”, ka shkruar Sveçla.

Sponsor 3M Express

Ai ka theksuar se besimi i qytetarëve në Policinë e Kosovës mbështetet në profesionalizmin, integritetin dhe përgjegjësinë e institucionit.

“Besimi i qytetarëve në Policinë e Kosovës është i ndërtuar mbi profesionalizmin, integritetin dhe përgjegjësinë e saj. Inspektorati Policor i Kosovës mbetet mekanizmi thelbësor i llogaridhënies, duke siguruar që çdo shkelje të trajtohet me seriozitet dhe pa asnjë kompromis”, ka deklaruar Sveçla. 

Reagimi i Sveçlës vjen pasi Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) rekomandoi suspendimin e tre zyrtarëve policorë të Stacionit Policor Jugu në Prishtinë, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Kontrollimi i kundërligjshëm”.

Sipas IPK-së, rasti raportohet të ketë ndodhur më 15 tetor 2026, pas mesnatës, në afërsi të rrethrrotullimit në lagjen Lakërishte në Prishtinë.

“Sipas pretendimeve të ankueses, deri sa e njëjta ishte duke drejtuar veturën, ajo ishte ndaluar dhe kontrolluar nga zyrtarët policorë, të cilët më pas i kishin thënë të vazhdonte në drejtim të fshatit Çagllavicë, me qëllim të kryerjes së veprimeve me karakter seksual”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Deputeti i PD-së “detyrohet” të hidhet në Lanë për t’i shpëtuar protestuesve – PAMJE

Deputeti i PD-së “detyrohet” të hidhet në Lanë për t’i shpëtuar protestuesve – PAMJE

Policia ndërmerr masa ndaj 3 zyrtarëve policorë në Prishtinë për rastin me vajzën pas mesnate

Policia ndërmerr masa ndaj 3 zyrtarëve policorë në Prishtinë për rastin me vajzën pas mesnate

Refuzimi i Bekim Sejdiut-Lushaku: Si rezultat i kësaj, ne s’ishim më faktor përcaktues në zgjedhjen e presidentit (VIDEO)

Refuzimi i Bekim Sejdiut-Lushaku: Si rezultat i kësaj, ne s’ishim më faktor përcaktues në zgjedhjen e presidentit (VIDEO)

Sveçla: Nuk do të lejojmë që asnjë individ të njollosë Policinë e Kosovës | Momenti