Listës së dëmtuarve të Interit i shtohet edhe dhëndërri i Kosovës

Listës së dëmtuarve të Interit i shtohet edhe dhëndërri i Kosovës

Listës së dëmtuarve të Interit i shtohet edhe dhëndërri i Kosovës

Interi sheh që infermieria e tij të popullohet. Pas Lautaro Martinez, në listën e të dëmtuarve shtohet edhe Benjamin Pavard.

Sponsor 3M Express

Ishte vetë klubi zikaltër që komunikoi gjithçka përmes një komunikate për shtyp teksa bën të ditur se ekzaminimet mjekësore të kryera nga futbollisti evidentuan një shqetësim në aduktorët e kofshës së djathtë.

Për Pavard pritet që të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 20 ditë me shpresën që ai të rikuperohet për ndeshjen mes Interit dhe Comos në 8 nëntor, ndeshja e fundit para pauzës për ndeshjet e kombëtareve.

Kjo do të thotë që Chivu do të ketë një element më pak për rotacionet e tij. Pasi kanë humbur edhe shërbimet e Stones, Lautaro Martinez dhe Jones, kampionët e Italisë humbasin edhe ish qendërmbrojtësin e Marseille. Kështu që trajnerit rumun do t’i duhet të rishohë zgjedhjet e tij për ndeshjen ndaj Bolognës, duke qenë se Pavard ishte parashikuar të luante si titullar. Kështu parashikohet që të shtunën të luajnë Bisseck, Akanji e Bastoni me Carlos Augusto.

Kujtojmë se Benjamin Pavard është i martuar me modelen kosovare Kleofina Pnishi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Listës së dëmtuarve të Interit i shtohet edhe dhëndërri i Kosovës appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Fluturoi nga Norvegjia për të kryer një vrasje në Britani, dënohet me 20 vjet burg

Fluturoi nga Norvegjia për të kryer një vrasje në Britani, dënohet me 20 vjet burg

Putini thotë se Rusia po krijon një “zonë sigurie” të panegociueshme në Ukrainë

Putini thotë se Rusia po krijon një “zonë sigurie” të panegociueshme në Ukrainë

Në premierën e filmit të bashkëshortit, Rita Ora në qendër të vëmendjes

Në premierën e filmit të bashkëshortit, Rita Ora në qendër të vëmendjes

Listës së dëmtuarve të Interit i shtohet edhe dhëndërri i Kosovës | Momenti