Refuzimi i Bekim Sejdiut-Lushaku: Si rezultat i kësaj, ne s’ishim më faktor përcaktues në zgjedhjen e presidentit (VIDEO)

Pas disa takimeve mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, Bekim Sejdiu ishte propozuar si kandidat i përbashkët për president, por kandidatura e tij nuk mori mbështetjen e gjashtë deputetëve të LDK-së. Kjo bëri që marrëveshja mes dy partive të dështoj.

Sponsor 3M Express

E pyetur në emisionin Rubikon nëse LDK-ja u dorëzua shpejt pas refuzimit të deputetëve të saj për ta votuar Sejdiun, shefja e Grupit Parlamentar të kësaj partie, Jehona Lushaku-Sadriu, tha se kjo ishte mundësia që kishte LDK-ja, duke shtuar se arritja e konsensusit varet nga gatishmëria e të dyja palëve.

“Kaq ishte mundësia jonë. Edhe konsensusi arrihet e varet edhe nga pala tjetër”, është shprehur ajo.

Lushaku-Sadriu ka kritikuar gjithashtu tendencën e Vetëvendosjes për t’i imponuar vendimet për shkak të numrave që ka në Kuvend. Sipas saj, kandidatura e Bekim Sejdiut ishte mbajtur nga kryeministri Albin Kurti, pasi nuk kishte konsensus për një kandidat tjetër.

Pavarësisht dështimit të marrëveshjes me LVV-në, LDK-ja qëndroi në sallë gjatë votimit për presidenten Justina Shiroka Pula, e cila u zgjodh pas marrëveshjes mes LVV-së dhe PDK-së.

Lushaku-Sadriu e ka përshëndetur zgjedhjen e presidentes, duke theksuar se LDK-ja mbetet e përkushtuar ndaj institucioneve të vendit, edhe kur marrëveshjet politike arrihen pa pjesëmarrjen e saj.

“Është faktike, ne nuk ishim faktor përcaktues për zgjedhjen e presidentit. Në fund, ne ishim aty në sallë, nuk ishte marrëveshja jonë, e uruam, sepse ne jemi prapëseprapë parti shtetformuese dhe dëshirojmë më të mirën e vendit. Jemi parti institucionaliste që i respekton deri në fund institucionet”, ka deklaruar Lushaku-Sadriu në Rubikon. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Fluturoi nga Norvegjia për të kryer një vrasje në Britani, dënohet me 20 vjet burg

Fluturoi nga Norvegjia për të kryer një vrasje në Britani, dënohet me 20 vjet burg

Putini thotë se Rusia po krijon një “zonë sigurie” të panegociueshme në Ukrainë

Putini thotë se Rusia po krijon një “zonë sigurie” të panegociueshme në Ukrainë

Në premierën e filmit të bashkëshortit, Rita Ora në qendër të vëmendjes

Në premierën e filmit të bashkëshortit, Rita Ora në qendër të vëmendjes

Refuzimi i Bekim Sejdiut-Lushaku: Si rezultat i kësaj, ne s’ishim më faktor përcaktues në zgjedhjen e presidentit (VIDEO) | Momenti