Suspendohen 6 policët që ushtruan dhunë ndaj dy të rinjëve shqiptar nga Saraj

Suspendohen 6 policët që ushtruan dhunë ndaj dy të rinjëve shqiptar nga Saraj

Suspendohen 6 policët që ushtruan dhunë ndaj dy të rinjëve shqiptar nga Saraj

Kontrolli i Brendshëm i Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar shkelje të rënda të autorizimeve policore dhe përdorim të forcës së tepruar fizike ndaj dy të rinjve në Saraj të Shkupit, një incident që ndodhi ditë më parë në Shkup.

Në një komunikatë të lëshuar nga Ministria e Brendshme thuhet se “për rastin me përdorimin e tepruar të forcës nga ana e zyrtarëve policorë, ndaj gjashtë personave do të inicohet procedurë për shkelje të rendit dhe disiplinës në punë si dhe masa e largimit nga vendi i punës – suspendim”

Sponsor 3M Express

Nga kontrollet e kryera, sipas  MPB-së “xhirimet e siguruara nga ngjarja dhe deklaratat e marra nga personat dëshmitarë të ngjarjes, janë konfirmuar një varg parregullsisht gjatë veprimit të zyrtarëve policorë, për çka nga ana e Departamentit të Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale pranë MPB-së ndaj gjashtë zyrtarëve policorë do të inicohet procedurë për shkelje të rendit dhe disiplinës në punë dhe do të shqiptohen masa për largim nga vendi i punës – suspendim”

Lidhur me denoncimet për ngjarjet penale-juridike të dorëzuara në Departamentin e Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale dhe Sektorin e Punëve të Brendshme Shkup, nga ana e prokurorive kompetente po lëshohen urdhëresa për ekspertizë sipas të cilave po veprohet.Pas dokumentimit të të gjithë materialit dëshmues, do të dorëzohen parashtresat përkatëse.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

“Flamuri serb do të valojë në Prizren” – Shqipëria i përgjigjet ashpër Daçiqit: Kosova është realitet i pakthyeshëm

“Flamuri serb do të valojë në Prizren” – Shqipëria i përgjigjet ashpër Daçiqit: Kosova është realitet i pakthyeshëm

Nga ministre e Thaçit në presidente të propozuar nga Kurti – Si i bashkoi Justina Shiroka-Pula dy rivalët politikë?

Nga ministre e Thaçit në presidente të propozuar nga Kurti – Si i bashkoi Justina Shiroka-Pula dy rivalët politikë?

Shiu vërshon rrugën kryesore në Veternik

Shiu vërshon rrugën kryesore në Veternik