Sulmi ndaj deputetit Fahrush Rexhepi, arrestohet i dyshuari F.Z

Sulmi ndaj deputetit Fahrush Rexhepi, arrestohet i dyshuari F.Z
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka bërë ditur se është ndaluar për 48 orë, një person me inicialet F.Z, me dyshimin për sulm ndaj deputetit Fahrush Rexhepi. Lajmin e konfirmoi për Telegrafin, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala. “Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 […]

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka bërë ditur se është ndaluar për 48 orë, një person me inicialet F.Z, me dyshimin për sulm ndaj deputetit Fahrush Rexhepi.

Lajmin e konfirmoi për Telegrafin, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala.

“Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 ore, një person me inicialet F.Z., nën dyshimin e kryerjes se veprës penale ‘Sulmi ndaj personit zyrtar’, nga neni 402 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, tha Shala.

Lidhur me rastin në fjalë, Prokurori i Shtetit, pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.

“Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke zhvilluar veprime intensive ne identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast”, tha ajo. /Telegrafi/

Lexo edhe

Ramush Haradinaj me parti del për t’i falënderuar protestuesit në shesh

Ramush Haradinaj me parti del për t’i falënderuar protestuesit në shesh

Seancë gjatë ditës? Haradinaj: S’kemi marrë ftesë ende

Seancë gjatë ditës? Haradinaj: S’kemi marrë ftesë ende

Berisha: Populli u bë bashkë me UÇK-në edhe në ditët më të vështira

Berisha: Populli u bë bashkë me UÇK-në edhe në ditët më të vështira

Sulmi ndaj deputetit Fahrush Rexhepi, arrestohet i dyshuari F.Z | Momenti