Një person është arrestuar nën dyshimin për sulm fizik ndaj një personi tjetër në rrugën “Shaban Shala” në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur më 26 nëntor 2026, rreth orës 12:50, ku i dyshuari dyshohet se ka sulmuar dhe goditur në kokë viktimën.
Sipas raportit policor, viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/





