Studentët në Mitrovicë kërkojnë ekzekutimin e bursave nga Komuna (VIDEO)

Studentët në Mitrovicë kërkojnë ekzekutimin e bursave nga Komuna (VIDEO)

Studentët në Mitrovicë kërkojnë ekzekutimin e bursave nga Komuna (VIDEO)

Studentët në Mitrovicë po kërkojnë ekzekutimin e bursave komunale për vitin akademik 2025/2026, pasi, sipas ankesave të tyre, edhe një muaj pas nënshkrimit të kontratave, ende nuk kanë pranuar asnjë këst të pagesës.

Sponsor 3M Express

Korrespondenti i këtij rajoni, Uran Boshnjaku, tha në emisionin “Ora 7” se studentët janë ankuar për vonesat në realizimin e pagesave të bursave.

Ai bëri të ditur se këtë vit janë 350 studentë përfitues të bursave komunale, ndërsa shuma e ndarë nga Komuna e Mitrovicës për këtë qëllim është mbi 200 mijë euro.

“Çdo vit pothuajse rritet buxheti për bursat komunale. Këtë vit kemi 350 studentë përfitues, të cilët do të marrin bursa komunale si mbështetje për studimet e tyre. Shuma e ndarë është diku mbi 200 mijë euro nga Komuna. Por, edhe pse ka kaluar një muaj nga nënshkrimi i bursave, studentët janë ankuar se ende nuk kanë pranuar asnjë këst të pagesës, meqë pagesa nuk bëhet e gjitha përnjëherë, por në këste”, tha Boshnjaku në Klan Kosova.

Lexo edhe

Shtyhet për 27 tetor seanca ndaj Erion Veliajt, gjykata gjobit avokatët me nga 100 mijë lekë

Shtyhet për 27 tetor seanca ndaj Erion Veliajt, gjykata gjobit avokatët me nga 100 mijë lekë

Miratohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2026

Miratohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2026

Në Komisionin për Punë të Jashtme, PDK kërkon strategji institucionale për çështjen e Hagës

Në Komisionin për Punë të Jashtme, PDK kërkon strategji institucionale për çështjen e Hagës

Studentët në Mitrovicë kërkojnë ekzekutimin e bursave nga Komuna (VIDEO) | Momenti