Përplasje në Komisionin për Buxhet për Projektligjin kundër pastrimit të parave

Përplasje në Komisionin për Buxhet për Projektligjin kundër pastrimit të parave

Përplasje në Komisionin për Buxhet për Projektligjin kundër pastrimit të parave

Gjatë mbledhjes së Komisionit për Buxhet për Projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave pati kritika nga opozita për mungesën e ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe mënyrën e procedimit të këtij projektligji.

Sponsor 3M Express

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, e konsideroi të paarsyeshme mbajtjen e mbledhjes pa praninë e përfaqësuesve të drejtpërdrejtë të Qeverisë.

“Derisa nuk kemi diskutim nga përfaqësues të drejtpërdrejtë të Qeverisë, nga ministri, atëherë e shoh të paarsyeshme me mbajtë rendin e ditës, është dashur të jetë prezent, por besoj kur të ftohet nga Komisioni përkatës është dashur t’i lë anash të gjitha takimet”, deklaroi Lushtaku, transmeton Klankosova.tv.

Në anën tjetër, shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci, tha se projektligji është i rëndësishëm dhe se miratimi i tij mundëson kursimin e së paku 55 milionë eurove nga buxheti i shtetit.

Ajo theksoi se projektligji kishte kaluar leximin e parë edhe në legjislaturën e kaluar, duke u bërë thirrje deputetëve që të lejojnë prezantimin e tij nga zëvendësministri dhe të vazhdojnë me procedurat për miratim.

Kritika pati edhe deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, e cila e cilësoi joserioze procedimin e një projektligji të rëndësishëm jashtë agjendës së paraparë të komisionit, pa praninë e ministrit.

Ajo kritikoi gjithashtu, siç u shpreh, shkeljet e përsëritura të Kushtetutës dhe paralajmëroi se procedimi i përshpejtuar i ligjeve mund të sjellë probleme të mëtejshme.

“Jam shumë e sigurt që kështu me ndodh, ligje shpejt e shpejt që vijnë në Kuvend, por prapë rruga shkon te Gjykata Kushtetuese dhe iu tregon që ju jeni shkelësit më të mëdhenj të Kushtetutës”, deklaroi deputetja.

Ndërkohë, Kryesia e Kuvendit ka vendosur që Projektligji për parandalimin e pastrimit të parave të përfshihet në agjendën e seancës plenare të së enjtes, e cila pritet të nisë në orën 10:00./Klankosova.tv.

Lexo edhe

Kurti hesht për kritikat e BE-së ndaj ndryshimeve në Ligjin për Specialen

Kurti hesht për kritikat e BE-së ndaj ndryshimeve në Ligjin për Specialen

Policia në Mitrovicë të Veriut bëhet me dron profesional

Policia në Mitrovicë të Veriut bëhet me dron profesional

“15 vjet nga marrëveshja, as kopjen s’na e kanë dorëzuar” – Kurti akuzon Serbinë për mosdorëzimin e dokumentacionit kadastral

“15 vjet nga marrëveshja, as kopjen s’na e kanë dorëzuar” – Kurti akuzon Serbinë për mosdorëzimin e dokumentacionit kadastral

Përplasje në Komisionin për Buxhet për Projektligjin kundër pastrimit të parave | Momenti