Kangjella të shkatërruara dhe kosha e tabela reklamash të djegura, mbyllet protesta në Tiranë

Kangjella të shkatërruara dhe kosha e tabela reklamash të djegura, mbyllet protesta në Tiranë

Kangjella të shkatërruara dhe kosha e tabela reklamash të djegura, mbyllet protesta në Tiranë

Pas rreth pesë orësh është mbyllur sot protesta e thirrur nga studentët në Tiranë, së cilës iu bashkuan edhe qytetarë, me kërkesën për dorëheqjen e qeverisë.

Sponsor 3M Express

Protesta nisi përpara Ministrisë së Arsimit, ku tubuesit përsëritën thirrjet e tyre, ndërsa gjatë zhvillimit të saj u shënuan disa incidente. Disa protestues u vunë flakën koshave të mbeturinave, duke shkaktuar zjarr dhe tym në zonën e tubimit.

Më pas, protestuesit u zhvendosën drejt Zogut të Zi, ku bllokuan qarkullimin rrugor. Gjatë marshimit, disa prej tyre tentuan të shkulin kangjellat e trotuareve, ndërsa u dogjën kosha mbeturinash dhe tabela reklamash.

Forca të shumta policie u angazhuan në terren dhe, përmes megafonëve, u kërkuan protestuesve të lirojnë rrugët dhe të mos pengojnë qarkullimin e automjeteve.

Në vijim, marshimi u zhvendos drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë.

Situata u tensionua më tej pranë godinës së Kryesisë së Kuvendit, ku disa protestues tentuan të thyejnë derën e institucionit.

Në përfundim të tubimit, organizatorët njoftuan se protestat do të vijojnë./ATSH

Lexo edhe

Banorët e Qeskovës së Klinës organizohen vullnetarisht për rregullimin e shtyllave elektrike, pas dy ditësh pa rrymë

Banorët e Qeskovës së Klinës organizohen vullnetarisht për rregullimin e shtyllave elektrike, pas dy ditësh pa rrymë

Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë bllokime rrugësh dhe dëme në Kosovë /Video

Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë bllokime rrugësh dhe dëme në Kosovë /Video

Rasti “Arlinda”: Ndëshkimet prekin edhe QPS-në e Pejës (VIDEO)

Rasti “Arlinda”: Ndëshkimet prekin edhe QPS-në e Pejës (VIDEO)

Kangjella të shkatërruara dhe kosha e tabela reklamash të djegura, mbyllet protesta në Tiranë | Momenti