Specialja urdhëron publikimin e transkripteve më më pak redaktime për 29 dëshmitarë në rastin e Thaçit dhe të tjerëve

Trupi gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës ka vendosur të heqë një pjesë të redaktimeve nga dëshmitë e 29 dëshmitarëve në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Sponsor 3M Express

Përmes një njoftimi publik, Specialja bëri me dije se gjatë muajit tetor është urdhëruar publikimi i transkripteve më të plota.

Gjithashtu, institucioni deklaroi se dëshmitë e klasifikuara si konfidenciale i nënshtrohen një rishikimi të vazhdueshëm, me synim rritjen e transparencës dhe publikimin e mëtejshëm të tyre.

Postimi:

Në tetor 2026, Trupi Gjykues urdhëroi të bëheshin publike versione më pak të redaktuara të transkripteve të dëshmive të 29 dëshmitarëve në çështjen gjyqësore për krime lufte Thaçi dhe të tjerët. Ky vendim vijon pas vendimeve të mëparshme me të cilët u bënë publike dëshmitë e 20 dëshmitarëve, të cilat më parë ishin konfidenciale.

Këto vendime pasqyrojnë natyrën publike të proceseve dhe përkushtimin e gjykatësve ndaj transparencës. Gjatë gjykimit shumica e dëshmitarëve dhanë dëshmi plotësisht ose pjesërisht në seancë publike, ndërsa 61 dëshmitarë dëshmuan pa asnjë masë mbrojtëse. Dëshmitë e dëshmitarëve, që më parë janë klasifikuar si konfidenciale, rishikohen vazhdimisht me qëllim që më shumë prej tyre të bëhen publike më vonë, duke siguruar njëkohësisht mbrojtjen në vijimësi të viktimave dhe dëshmitarëve.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Vlora Hyseni refuzon të marrë pjesë në seancë

Vlora Hyseni refuzon të marrë pjesë në seancë

Jetoi për 13 vite në arkivol, 51-vjeçari rrëfen jetën e pazakontë

Jetoi për 13 vite në arkivol, 51-vjeçari rrëfen jetën e pazakontë

Konsullata e Kosovës në Cyrih mirëpret sipërmarrësen shqiptare Fatlume Sadiku, diskutohet për inteligjencën artificiale dhe digjitalizimin e shëndetësisë

Konsullata e Kosovës në Cyrih mirëpret sipërmarrësen shqiptare Fatlume Sadiku, diskutohet për inteligjencën artificiale dhe digjitalizimin e shëndetësisë