Skena të pabesueshme në Suedi: Tifozët festojnë penalltinë e humbur nga lojtari i skuadrës së tyre

Skena të pabesueshme në Suedi: Tifozët festojnë penalltinë e humbur nga lojtari i skuadrës së tyre

Skena të pabesueshme në Suedi: Tifozët festojnë penalltinë e humbur nga lojtari i skuadrës së tyre

Tifozët e skuadrës suedeze Djurgarden festuan humbjen e penalltisë nga njëri prej lojtarëve të tyre dhe disfatën e ekipit, në një ngjarje të pazakontë të dielën.

Sponsor 3M Express

Në fundjavë u zhvillua xhiroja e parafundit e Allsvenskanit, elitës së futbollit suedez, ku Djurgarden u përball me Sirius në Uppsala.

Ndeshja e xhiros së 29-të kishte rëndësi të madhe për garën e titullit, pasi Sirius para këtij takimi ishte me pikë të barabarta me Hammarbyn, që të hënën do të luajë kundër Goteborgut.

Djurgarden renditet në vendin e tretë dhe ende ka gjasa të mira për të siguruar një vend në garat evropiane, por nuk është pjesë e garës për titull.

Megjithatë, në një situatë të pazakontë, tifozët e Djurgardenit dëshironin që skuadra e tyre të humbiste, pasi Sirius është në garë për titull me rivalin e tyre të përbetuar, Hammarby.

Dy skuadrat nga Stokholmi ndajnë të njëjtin stadium, por kjo nuk e ka zbutur aspak rivalitetin dhe armiqësinë mes tifozërive të tyre.

Kjo u dëshmua edhe kur tifozët e Djurgardenit festuan humbjen e penalltisë nga njëri prej lojtarëve të ekipit të tyre. Kristian Lien, golashënuesi më i mirë i kampionatit së bashku me një tjetër futbollist, kishte mundësinë t’i jepte epërsinë skuadrës mysafire në minutën e 11-të, pasi Djurgardeni fitoi një penallti.

Në kushte të vështira atmosferike, me borën që rrezikonte edhe ndërprerjen e ndeshjes, 25-vjeçari e dërgoi topin jashtë portës. Tifozët mysafirë që ndodheshin pas portës e pritën këtë gabim me brohoritje dhe festë.

Lien, ndërkohë, i hodhi poshtë kategorikisht pretendimet se e kishte humbur penalltinë qëllimisht.

Tifozët e Djurgardenit festuan sikur skuadra e tyre të kishte shënuar gol, duke dëshmuar se dëshira për ta parë rivalin e tyre të përbetuar të humbiste pikë ishte më e madhe sesa dëshira për fitoren e ekipit të tyre./Telegrafi/

Lexo edhe

Transferimi i Erling Haaland, mundësi e artë për Real Madridin

Transferimi i Erling Haaland, mundësi e artë për Real Madridin

Presidentja Shiroka-Pula viziton FSK-në

Presidentja Shiroka-Pula viziton FSK-në

CR7 bëhet objekt kritikash në Arabinë Saudite: Është barrë për ekipin

CR7 bëhet objekt kritikash në Arabinë Saudite: Është barrë për ekipin